AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Dua Lipa shkëlqen në emisionin e Jimmy Fallonit! (Video)

Nuk është hera e parë që Dua Lipa performon në skenën e improvizuar të studios së Jimmy Fallonit.

0 127

Por është hera e parë që korr kaq shumë sukses dhe po përfolet prej mediave botërore.

Mediat e huaja kanë komplimentuar mënyrën se si ajo ka kënguar hitin “Scared to be lonely” si dhe faktin se nuk ka gabuar në asnjë notë që ka kënduar edhe pse e gjithë performanca ka qenë ‘live’.

Në fakt duke pasur parasysh që Dua ka pasur një agjendë të ngjeshur me koncerte në Evropë dhe me gjerë e kanë bërë këngëtaren me origjinë shqiptare të stërvitet mjaft mirë vokalisht, fakt ky që dallohet në sigurinë e saj duke kënduar në ‘Tonight Show starring Jimmy Fallon’.

Më poshtë mund ta dëgjoni performancën e këngëtares shqiptare. /Telegrafi/AlbaChat/