AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Zhbogar: BE do të jetë përkrah Kosovës

0 75

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, priti sot, në një takim njohës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.
Shala e falënderoi përfaqësuesin e BE-së për Kosovë dhe përmes tij BE-në për mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e jetës demokratike në Kosovë e posaçërisht në fushat të cilat i mbulon MKRS-ja.

Zëvendëskryeministri e informoi përfaqësuesin e BE-së për hapat që i ka ndërmarrë në fillim të marrjes së detyrës, duke nisur procedurat për përmirësimin e infrastrukturës ligjore, si dhe për objektivat konkrete që ka për synim t’i realizojë MKRS-ja.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Shala shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së, sidomos në projekte konkrete në kulturë, sport dhe politikat e rinisë.

Nga ana e tij, Zhbogar i dëshiroi ministrit mbarëvajtje dhe realizim të planeve.

Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen duke rikonfirmuar se mbështetja e BE-së në projekte konkrete do të vazhdojë edhe më tutje. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...