AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

United fillon bisedimet për Rodriguezin

0 73

Manchester United është i gatshëm për të nënshkruar me Ricardo Rodriguez nga Wolfsburg dhe raportohet se tashmë bisedimet kanë filluar për një marrëveshje të mundshme.

United ka ndërmend të shpenzojë rreth 100 milionë funte për transferime këtë verë, dhe trajneri Louis van Gaal pozitën e mbrojtësit anësor dëshiron t’ia besojë Rodriguezit, transmeton ‘koha.net’.

Ricardo Rodriguez ka një klauzolë prej 24.2 milionë funtesh për klubet që janë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe sipas ‘Bild’, United është seriozisht i interesuar për të nënshkruar me të.

Rodriguez ishte një nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij në Bundesligë në sezonin e fundit, teksa edhe u fut edhe në 11-shen më të mirë të vitit. /Telegrafi/

 

... (several lines of code) ...