Thaçi: Se jemi për dialog dhe paqe e dëshmuam edhe në Rambuje
Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 18 vjetorin e nisjes së punimeve të Konferencës së Rambujesë, në të cilën ai i printe pesëshes së krahut të luftës.
“Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës. Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi.
“Ne iu kemi qëndruar besnikë këtyre vlerave, të cilat i kemi shndërruar në udhërrëfyes për rolin dhe angazhimin e shtetit tonë si anëtar konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe model për ndërtimin e paqes. Kjo konferencë ishte pikënisje e çlirimit dhe më pas e pavarësimit të Kosovës”, ka shkruar më tej ai.