Tahiri po ia sheh fundin dialogut me Serbinë
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në raportimin e saj para Komisionit për Punë të Jashtme, ka thënë se dialogu me Serbinë tani do të hyjë në fazën përfundimtare
“Në fazën finale janë disa tema që do të diskutohen; njohja reciproke, demarkacioni Kosovë-Serbi, reparacioni luftës, të pagjeturit, pensionet, kompenzimet për vrasje, dëmshpërblimet e dëmeve të luftës”, ka thënë Tahiri.
Ministrja ka thënë se kanë mbetur pa u zbatuar edhe disa marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja për drejtësinë, energji dhe Asociacionin.
“Asociacioni do të shoqërohet me shuarjen e strukturave paralele në veri Asociacioni do të jetë në pajtim më ligjet e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka shtuar ai.
Sipas saj dialogu Kosovë Serbi i ka mundësuar Kosovës në proceset integruese. Si sukses të shtetit të Kosovës e ka konsideruar ndalimin e hyrjes së trenit, rrënimin e murit në veri. Sipas saj kjo është arritur përmes dialogut.