AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Spitali i Fëmijëve, donacion i arabëve, do të mbajë emrin Sheika Fatima (Foto)

0 133

Filloi jetësimi i marrëveshjes për ndërtimin e Spitalit të ri Pediatrik-Kirurgjik në kuadër të kompleksit të QKUK, që mundësohet nga donacioni i Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projekti në vlerë prej 22 milionë eurosh, është arsyeja që një delegacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, të prirë nga Maitha Al Shamsi, ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe dr.Mata Barakat, drejtoreshë e Autoritetit të Shëndetësisë në Abu-Dabi, po qëndron në Kosovë.

Bashkë me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahga, pas takimit në Presidencë, delegacioni nga Arabia ka vizituar vendin ku do të ndërtohet spitali.

Aty u bë e ditur se Klinika do të mbajë emrin e Sheika Fatimes.

Jahjaga me këtë rast ka thënë se ky kjo klinikë do të na ndihmojë të jetësojmë ëndrrën e familjeve tona dhe gjeneratës tonë për t’u përkujdesur për fëmijët e Kosovës, për të rritur të shëndoshë një gjeneratë të re.

“Për qytetarët e Kosovës ndërtimi i klinikës pediatrike kirurgjike është ndihmë e jashtëzakonshme. Ky spital përmbush një nevojë urgjente për përmirësimin e përkujdesit shëndetësor të fëmijëve të Kosovës dhe në përgjithësi përmirësimin e kualitetit të jetës dhe mirëqenies së familjeve tona”, tha ajo.

Ajo do të jetë e vendosur brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mes Klinikës Gjinekologjike dhe departamentit të vjetër të pediatrisë, që edhe simbolikisht lidh për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës.

Klinika e re, e cila pritet të hapet në verën e vitit 2017, me vlerë prej 22 milionë eurosh, do të përfshijë shërbime shëndetësore të porsalindurve, ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji dhe mjekësi emergjente, duke na ndihmuar në këtë mënyrë që të shpëtojmë jetë.
Paratë për ndërtimin e kësaj Qendre i ka dhuruar Lartmadhëria e saj, Sheika Fatima bint Mubarak.

fatima

fatima1

fatima2

fatima3

fatima4

... (several lines of code) ...