AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

S’ka të ndalur keqpërdorimi i automjeteve në polici

0 139

Keqpërdorimi i automjeteve zyrtare në Policinë e Kosovës dhe krijimi i shpenzimeve marramendëse nga përdorimi i tyre, tashmë është dukuri e njohur për qytetarët e veriut të Mitrovicës.

Ata thonë se policët e punësuar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, po i keqpërdorin automjetet zyrtare në vazhdimësi.

“Janë disa policë, shqiptarë e serbë pa dallim, të cilët pas përfundimit të orarit të punës, vazhdimisht kthehen në shtëpitë e tyre me automjete të policisë, ndërsa jetojnë nëpër fshatra të ndryshme nga komuna e Leposaviqit dhe deri tek ajo e Vushtrrisë.

Ata madje shpesh shihen duke kaluar nga veriu i qytetit të Mitrovicës në jug me automjete zyrtare, vetëm për të pirë kafe. Një gjë e tillë ka ndodhur së fundi të dielën rreth orës 11:00”, ka thënë një qytetar i Mitrovicës, i cili nuk deshi t’i bëhej emri publik.

Një tjetër qytetar, i cili po ashtu deshi të mbetet anonim, ka thënë për KosovaPress se disa nga policët të cilët punojnë në stacionin e veriut të Mitrovicës, dhe të cilët janë të njohur edhe për krerët e policisë « në veri, përdorin shpesh fjalor banal me qytetarët dhe sillen si “kaubojë”.

“Janë disa policë që zakonisht shërbejnë te pika e kontrollit afër urës në ‘Lagjen e boshnjakëve’ të cilët sillen si kaubojë. Ata nuk mbajnë kapelat në kokë asnjëherë, pinë duhan pothuajse gjatë gjithë orarit të punës, vazhdimisht shihen nëpër kafiteri në afërsi të punktit, sjelljet e tyre janë arrogante, ndërsa automjetet zyrtare i përdorin shumë herë për nevojat e tyre private” tha ky qytetar.

Shumica e qytetarëve në këtë pjesë të qytetit, janë shprehur për Agjencinë tonë se punkti i policisë tek ura e ‘Lagjes së boshnjakëve’ është njëra nga pikat më të ndjeshme në vend, ku ka frekuentim të madh të qytetarëve pa dallim, duke përfshirë edhe ata ndërkombëtarë, dhe ku policët duhet të reflektojnë vërtetë se janë pjesë e një institucioni të besueshëm dhe me autoritet.

... (several lines of code) ...