AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Shqipëria mund Serbinë në Austri

0 97

Sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë zhvillohet edhe mes klubeve amatore të futbollit.

SV Albania pjesëmarrëse në Ligën e Dytë Rajonale në Vjenës, një ekip ku pjesa më e madhe e lojëtarëve janë shqiptarë dhe që në fanellë mban flamurin tonë kombëtar, ka fituar me rezultatin 2 – 1 përballjen me Srbija 08, një ekip ku luajnë të rinj me origjine serbe.

Në fillim të takimit të dy ekipet janë fotografuar sëbashku, një shenjë e qartë që sporti duhet të bashkojë kombet. SV Albania ka triumfuar në një atmosferë të ndezur nga tifozët e shumtë shqiptarë.

Zaim Nasufi dhe boshnjaku Zlatan Sibicic kanë qenë autorët e golave për skuadrën shqiptare që e ka fituar takimin me përmbysje.

Këta futbollistë janë edhe shënuesit më të mirë të kampionatit. SV Albania kryeson klasifikim në kuotën e 35 pikëve pas 13 javësh. Ky ekip është themeluar në vitin 2012. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...