AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Shqipëria korrigjon votën në OKB për armët bërthamore, nga “pro” “kundër”

0 117

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dha sot sqarime në Komisionin e Jashtëm në Kuvend lidhur me qëndrimin e Shqipërisë gjatë votimi të Rezolutës 71/258, të 23 dhjetorit 2016, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, lidhur me bisedimet për traktatin e ndalimit të armëve bërthamore.

Raportimi u bë pas kërkesës së deputetes së PD-së, Jozefina Topalli, e cila kërkoi shpjegime nga MPJ, pasi sipas saj, Shqipëria ka votuar “pro” rezolutës, në kundërshtim me vendimin e marrë nga vendet e NATO-s dhe sidomos nga partneri kryesor i yni, SHBA.

Në shpjegimet e ministrit Bushati u tha se Shqipëria në dhjetor 2016 votoi “kundër” rezolutës, votim që nga pala shqiptare u shoqërua dhe me shpjegim të votës.

Por, sipas tij, gjatë këtij votimi ka pasur një gabim njerëzor për shkak të mënyrë së paraqitjes së rezolutave për votim. “I njëjti gabim është bërë edhe për Italinë dhe Estoninë, shtoi Bushati, pasi pasaktësi të tilla ndodhin rëndom në votat e OKB-së. Duke qenë se praktika burokratike e publikimit të votës merr tre muaj OKB do ta publikojë votën “kundër”, të korrektuar të Shqipërisë në mars 2017, bashkë me votën e korrektuar të Italisë dhe Estonisë.

Ministri i Jashtëm sqaroi dhe ndryshimin e qëndrimit të Shqipërisë, nga ‘pro” në kundër këtij dokumenti.

Për herë të parë, tha ai, patëm një qëndrim ndryshe krahasuar me vitet e mëparshme, ku që nga 2012-a deri në 2014-n Shqipëria e kishte mbështetur rezolutën në fjalë. Por, vijoi ai, pas Samitit të Uellsit në 2014-n dhe deklaratës finale të miratuar atje nga vendet anëtare, u shënua dhe momenti i parë që solli ndryshimin e qëndrimit të vendit tonë për këtë çështje.

Ndaj në dhjetor 2015, nisur nga konteksti i ri, Shqipëria u rendit tek vendet me votë abstenuese, duke i ikur praktikës së votës “pro”.

“Në 2016-n shtohen përpjekjet nga vendet që mbështesin hapjen e negociatave, si SHBA dhe Franca, për të siguruar më shumë vota abstenuese dhe vota kundër. Pranë misioneve tona janë bërë demarshe për këtë, ndaj në maj 2016 ju premtuam partnerëve amerikanë dhe francezë që Shqipëria do ta kalonte votën e saj kundër. Por, meqë pozicioni ynë parimor më pare ishte ndryshe vendi ynë do të ruante një profil të ulët”, sqaroi Bushati.

... (several lines of code) ...