AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Shqipëri: Vokshi akuzon Ramën: Hap dosjen e Havzi Nelës, e vrau babai yt!

0 98

Deputetja e Partisë Demokratike, dhe njëherësh edhe Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Albana Vokshi ishte sot në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin ku zhvilloi një takim me drejtueset e LDG-së në këto zona.

Në fjalën e saj Vokshi bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 18 shkurtit në Tiranë.

“Nga Tirana nis një lëvizje popullore pa kthim, e cila do të përfundojë vetëm me largimin e kësaj qeverie të korruptuar, antisociale, të lidhur me krimin e organizuar. Sot qeverisemi nga kriminelë. Pushteti duhet t’u kthehet qytetarëve. Edi Rama erdhi në pushtet me vota të blera. Ndaj e mbushi Shqipërinë me hashash, sepse kërkon paratë e drogës që të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo.

Vokshi nuk harroi të akuzojë edhe Kryeminitrin Edi Rama, të cilin e cilësoi si pasardhës të regjimit komunist teksa i kërkoi të tregojë se kush firmosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.

“I bëj kërkesë Edi Ramës që bashkë me dosjen e Musine Kokalarit të hapë edhe dosjen e Havzi Nelës dhe të tregojë se kush ka firmosur për ekzekutimin e tij”, tha Vokshi.

... (several lines of code) ...