AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Shqipëri: U gjendet drogë në shtëpi, arrestohen dy persona në Tiranë

0 130

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi në shtëpinë e tyre u është gjetur drogë. Mësohet se na pranga janë vënë Xhevat Gjeldiu, 57 vjeç, dhe Muhamet Gjeldiu, 23 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli të banesës së tyre në fshatin Brar iu gjet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 29.95 kg. lëndë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva me gjithë ambalazh si dhe  3.5 kg. farë, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

... (several lines of code) ...