AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

SHQIPËRI: Lu në zyrën e Vasilit, bisedë për reformën në drejtësi

0 89

Në ditën e pestë të detyrës si ministër Drejtësie, Petrit Vasili priti në një takim ambasadorin amerikan Donald Lu, takim i cili u zhvillua pa praninë e mediave.

Zyra e shtypit bëri të ditur se ambasadori amerikan ka inkurajuar ministrin e Drejtësisë që të jetë sa më aktiv në përfshirjen e tij në reformën në gjyqësor si dhe ka vlerësuar se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë një nga arkitektet e kësaj reforme.

Ndërkohë, ministri Vasili, duke u ndalur në momentet aktuale të reformës, vlerësoi se ajo është në një proces mjaft të rëndësishëm, atë të zbatimit.

Në këtë kuptim, Vasili ka përmendur në takim nevojën e shpejtësisë dhe prakticitetit të të gjithë aktorëve, ndërsa ka informuar ambasadorin amerikan se Ministria e Drejtësisë vlerëson të rëndësishme edhe paketën e 27 ligjeve, të cilat do të jenë në shërbim të publikut që ministri i Drejtësisë e vlerësoi si “aleati më i madh”

... (several lines of code) ...