AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Shqipëri: LSI ka frikë nga reforma në Drejtësi? Meta: Përgjigja ime për sharlatanët dhe papagajt!

0 109

Duke folur për reformën në Drejtësi, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta theksoi edhe një herë vullnetin e tij personal, por edhe të partisë që ai drejton, për t’i shkuar deri në fund.

Nga Konventa Zgjedhore në Tiranë, Meta nënvizoi rëndësinë që ka kjo reformë dhe zbatimi i saj për hapjen e negociatave të integrimit europian.

“Më duhet të theksoj se vendi ynë nuk ka nevojë për konflikt politik sepse konflikti politik është sporti më i urryer në Shqipëri. të gjithë e dinë dhe e vlerësojnë se konflikti është i papranueshëm për LSI bashkë edhe me arrogancën, bashkë edhe me frymën e përjashtimit sepse ne kemi kulturën e dialogut dhe të bashkëpunimit, të zgjidhjes së problemeve, dhe jo të shtimit të problemeve përmes konflikteve. LSI nuk është për qëndrime partizane, por për zgjidhje të qëndrueshmem afatgjata që i shërbejnë vendit. LSI është kundër retorika fajësuese dhe shfajësuese sepse këto krijojnë vetëm tym dhe mjegull. LSI ka qenë më e qartë për reformën në drejtësi dhe për domosdoshmërinë e realizimit të saj. Dhe nëse do të ishin dëgjuar sygjerimet publike, reforma do të kishte nisur zbatimin me kohë, dhe vendi nuk do të kishte harxhuar kohë me retorika të padobishme. LSI theskoi që në fillim se nuk kishte asnjë interes që të mbronte sistemin e degraduar të drejtësisë, dhe njëkohësisht deklaroi se nuk kishte asnjë interes për të kapur sistemin e ri të drejtësisë.” tha Meta

Sa i përket akuzave në media se LSI nuk e do reformën në drejtësi, Meta i cilësoi këta persona si sharlatanë dhe papagallë të cilëve nëse u bëhet vetting dalin fajtorë, transmeton Gazeta Express.

Për këtë arsye, kryeparlamentari Meta tha se vendi ka nevojë për një sistem drejtësie më pranë qytetarit dhe të drejtës, dhe se duhet të marrin fund manovrat e papranueshme për ta zhbërë këtë reformë.

“Të gjithë ata sharlatanë, apo papagallë që përsërisin se LSI ka frikë nga reformë, po t’u bësh këtyre një vetting, do të dalin shumë keq dhe asnjë nuk do ta kalojë, përveç ndonjërit që ka bindjen e tij mbi bazë të njër perceptimi të gabuar. LSI luftoi për një vullnet të pashoq, sepse reforma bëhet për të ardhmen integruese të vendit. Sepse reforma pa konsensus do të thotë ndërprerje e aspiratës integruese të vendit. Cilido që thotë se po të kishte kaluar reforma në mënyrë të njëanshme, unë po ju them që është vetëm një mashtrues që nuk njeh rekomandimet e Kopenhagenit.  Duhet të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të ecë përpara me sukses të plotë dhe me transparencë të madhe, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi të zhbëjë me manovra të papranueshme, këtë reformë që duhet të prodhojë një drejtësi të besueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Dhe në këtë drejtim ne do të vazhdojmë me transparencë maksimale.” përfundoi ai

... (several lines of code) ...