AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Shpendi duhet të dërgojë ‘buxhetin 2015’ në Kuvend

0 78

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në një përgjigje që i ka dërguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, rreth buxhetit komunal 2015 i ka shkruar atij se është i obliguar që ta dërgojë atë në Kuvendin Komunal.
Interpretimi i MAPL-it vjen pas kërkesës së kryetarit të Prishtinës, Ahmeti.
Madje kjo kishte qenë arsyeja që kryetari e kishte hequr nga rendi i ditës shqyrtimin e buxhetit komunal nga Kuvendi Komunal, e rrjedhimisht as në Komitetin për Politikë e Financa, i cili është organ çelës i punimeve të KK-së, sidomos në fushën e financave, shkruan Koha Ditore.
“Kryetari i Komunës së Prishtinës është i obliguar që bazuar në nenit 58, pika i të Ligjit për vetëqeverisje lokale, nenin 20.5 lidhur me nenin 62.4 dhe 62.5 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive të bëjë plotësim-ndryshimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës dhe të njëjtën ta dorëzojë për miratim në Kuvendin Komunal”, thuhet në pikën e dytë të përgjigjes së kësaj ministrie. Në pikën vijuese, ndërkaq, i thuhet se kryetari i komunës propozim-buxhetin për miratim në KK e dorëzon jo më vonë se 7 ditë pune nga afati i fundit për miratimin në mënyrë që të respektohen afatet për thirrjen e mbledhjes së rregullt ashtu siç është përcaktuar në nenin 43.3 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.
Pas dorëzimit të propozimbuxhetit, të përmirësuar nga kryetari i Komunës, KK është i obliguar të miratojë buxhetin në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike.
Nga ana tjetër, që në pikën e parë të përgjigjes, MAPL-i konstaton se buxheti i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, më 29 shtator të vitit 2014, nuk është miratuar në përputhje me Qarkoren Buxhetore 2015/2 të lëshuar nga ministri i Financave, sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive./Telegrafi/

... (several lines of code) ...