AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Shikoni shtëpinë më të shtrenjtë në Beverly Hills (Video)

0 101

Vila madhështore e bardhë, e cila është vendosur në një nga kodrat e Beverly Hills-it të SHBA-ve, shtrihet në mbi 2136 metra katror, ndërsa vlerësohet se kushton hiç më pak se 70 milionë dollarë.
Pikërisht, këtë shumë të parave e ka paguar suedezi, Markus Perrson, themeluesi i video-lojës, MineCraft.

Pasaniku tani mund të kënaqet në tetë dhoma të gjumit dhe 15 banjë, ndërsa kur dëshiron të shikoj ndonjë film, nuk duhet të nxitojnë për në kinema sepse në shtëpi gjendet një e tillë, me 18 ulëse luksoze, transmeton Telegrafi.

Përveç dhomës së madhe të ndejës, ka një bar dhe një dhomë për ëmbëlsirat. Gjithashtu, gjendet edhe një fontanë e ujit që mund ta kontrollon përmes iPad-it.

Për më tepër shikoni videon e më poshtme. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...