AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Shërimi i ligamenteve pa operacion?

0 241

Shkencëtarët kanë zbuluar që madje një e katërta e skiatorëve me lëndime të ligamenteve të gjunjëve mund të shërohen pa operacion.

Shkencëtarët kanë vrojtuar shëndetin e 63 personave që kanë pasur këputje të ligamenteve të përparme në gju të shkaktuara nga skijimi dhe kanë përcaktuar që 2 teste që kryhen 6 deri 12 javë pas lëndimit mund të ndihmojnë në marrjen e vendimit për atë nëse është i nevojshëm apo jo operacioni.

“Disa persona me këputjen e ligamentit të përparmë tregojnë shenja të shkëlqyeshme të shërimit, dhe atë pa operacion”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit, dr. Robert Marx.

Ligamenti mund të shërohet vetvetiu dhe pastaj do të stabilizohet gjuri. Një numër i madh i personave pas shërimit mund t’i kthehen sportit, madje edhe skijimit.

Operacioni nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë, veçanërisht për personat që janë më të vjetër se 40 vjet dhe kanë mungesë të përqindjes së masës muskulore. Për ata shërimi pas operimit mund të zgjasë shumë dhe të jetë i lodhshëm.

Këputja e ligamenteve e shkaktuar me skijim është më pak traumatike se këputja e shkaktuar me sportet që përfshijnë ndërrimin e shpejt të lëvizjeve të papritura, siç është futbolli.

Këputja e ligamentit për përparmë të gjurit, që shkaktohet nga skijimi rekreativ në shumicën e rasteve nuk kërkon operacion, transmeton Koha.net. Duhet të prisni 6 deri 12 javë përveç nëse nuk ekzistojnë arsye të dukshme për shkak të të cilave operacioni është i domosdoshëm, siç janë dëmtimet e meniskut ose dëmtimet më të mëdha të ligamenteve.

Te shumica e skiatorëve rekreativ nuk dëmtohet menisku dhe nuk vjen deri te dëmtimet më të mëdha të ligamenteve, prandaj qasja jo-operative në numrin më të madh të rasteve është e suksesshme.

Megjithatë, mos nxirrni konkludime dhe vendime në mënyrë të pavarur, por me ndihmën e ortopedit, i cili do t’ju këshilloj dhe ndihmojë në marrjen e vendimeve, se çka është më së miri për ju. /Telegrafi/AlbaChat/

... (several lines of code) ...