AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rudi Vata: Shaqiri bëri mirë që zgjodhi Zvicrën

0 71

Ish-përfaqësuesi i Shqipërisë dhe ish-lojtari i Celticut, Rudi Vata ka lavdëruar Xherdan Shaqirin dhe ka thënë se ai ka bërë mirë që ka zgjedhur Zvicrën para Shqipërisë.

Vata ka pasur karrierë të bujshme, kurse momentalisht jeton në Skoci.

Ai ka zbuluar se në prag të ndeshjes së Celticut ndaj Interit e ka takuar Shaqirin, ku edhe ka ndarë bisedën që ka bërë me të.

“Ai është një nga lojtarët më të talentuar shqiptarë në histori dhe deri tani ka arritur më shumë se cilido shqiptar në këtë sport. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një thesar të tillë”, deklaroi Vata, transmeton Koha.net.

“Nuk e kam njohur deri javën e fundit. Një natë para ndeshjes ndaj Celticut shkova dhe e takova pas trajnimit. Ai është 23 vjeç, unë 46 por ai e dinte se kush isha nga Kombëtarja Shqiptare. Ne bëmë një përshëndetje shqiptare”, shtoi Vata.

“Ai nuk e dinte se po jetoj në Skoci. Folëm për rreth 15-20 minuta. Ai më foli për zhurmën që u bë për shqiptarët që luajtën për Zvicrën në ndeshjet kualifikuese për botërorin e fundit”, zbuloi ish-ylli shqiptar.

“Ata u quajtën tradhtarë, gjë që nuk është e drejtë. Ata zgjodhën që ta përfaqësojnë Zvicrën. E di se janë shqiptarë, por ata kanë arritur më shumë gjëra deri tani se sa do arrinin nëse do luanin për Shqipërinë”, vazhdoi deklarata e Vatës.

“Nëse do të luante për Kombëtaren Shqiptare, a do thoshte Ottmar Hitzfeld, që ishte menaxheri i Zvicrës kur ai u fut në skuadër, se ai duhet të qëndronte në Bayern pasi e fitoi Ligën e Kampionëve? Ai është një djalosh i talentuar, shumë modest dhe shumë lojtar i mirë.

Ai më la dy bileta për ndeshjen në Hotelin Hilton, gjë që nuk pati nevojë ta bënte, andaj i shkrova dhe e falënderova. Isha i lumtur që e takova dhe djemtë e mi ishin tej mase të gëzuar që e takuan dhe bënë foto me të”, përfundoi Vata. /AlbaChat/

... (several lines of code) ...