AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rregulloren e Speciales e rishqyrton Kushtetuesja (Video)

0 73

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese do të kenë 30 ditë afat për rishikimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave para hyrjes së saj në fuqi.

Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale, përmes  e-mailit, ka deklaruar se aktualisht, dhomat e specializuara po merren me përgatitjen e seancës plenare të gjykatësve, e cila pritet të mblidhet në muajt e ardhshëm.

E në këtë seancë, 19 gjykatësit e përzgjedhur ditë më parë, do të punojnë për miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave

“Gjatë seancës plenare, gjykatësit do të punojnë për miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave (RPP) dhe më tej, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të ketë 30 ditë për rishikimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave para hyrjes së saj në fuqi” ka shkruar Zëdhënësja e dhomave të gjykatës special, Avis Benes.

Ndërsa, sa i përket dëshmitarëve dhe arrestimeve, ajo është deklaruar se nuk është e përshtatshme  të diskutohen pyetje që kanë të bëjë me çështje operative të mundshme.

... (several lines of code) ...