AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rrëfehet kosovari: Ja çfarë talenti është Odegaardi i Realit

0 97

Flamur Kastrati është anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, por ai ka arritur të luaj së bashku edhe me yllin më të ri të Real Madridit, Martin Odegaard.

Përderisa emri i 16-vjeçarit Martin Odegaard po flitet nëpër gjithë botën, së bashku me të ka luajtur edhe një futbollist kosovar.

Flamur Kastrati ka qenë bashkëlojtar me talentin e Realit tek skuadra norvegjeze Stromsgodset, dhe në disa ndeshje edhe tandem i sulmit të klubit kampionë të Norvegjisë në vitin 2013.

Në një prononcim për Telegrafin, Flamuri flet për anëtarin e Realit, aftësitë e tij që ka në fushë si dhe për një Odegaard tjetër që është në jetën private.

“Odegaard është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë. Jo vetëm që është një talent i jashtëzakonshëm, por ai është edhe një njeri shumë i mirë, një djalë i urtë, i dëgjueshëm dhe shumë punëtorë”.

“Ka pasur disa ndeshje fantastike me skuadrën tonë. Me të jam kuptuar shumë mirë në fushë, pasi i kemi asistuar shpesh herë njëri-tjetrit. Ka pasur disa ndeshje tek ne që ka bërë diferencën në fushë edhe pse ishte vetëm 16 vjeç”, tha Kastrati për Telegrafin.

Tutje lojtari nga Deçani thotë se në Real Madrid do të jetë vështirë për Odegaardin, por megjithatë beson në aftësitë e tij.

“Në Real Madrid për të luajtur është shumë vështirë por besoj se do t’ia dalë Martini. Ai angazhohet shumë në stërvitje dhe kjo më bënë të besoj se do të arrijë shumë”, shtoi tutje Kastrati, duke thënë se do të dëshironte më shumë që Odegaard të luaj në ndonjë skuadër holandeze.

“Unë kam pasur dëshirë që ai të luaj në ndonjë skuadër holandeze pasi dot ë rritej edhe më shumë. Por megjithatë nuk iu kam përzier pasi ai e ka një rreth shumë të mirë që marrin vesh shumë në futboll. Ai e ka pasur edhe babin futbollist dhe kjo i ka ndihmuar”.

Në fund Kastrati tha se Odegaard mundet që ta fitoj edhe ‘Topin e Artë’, në të ardhmen nëse vazhdon me këtë ritëm dhe nuk pëson ndonjë lëndim.

“Odegaard është talenti më i madh në botë, dhe mundet që një dit ta fitoj ‘Topin e Artë’, por duhet të punoj edhe më shumë, pasi konkurrencë ka Messin dhe Ronaldon. Megjithatë nëse nuk do të ketë ndonjë lëndim besoj se do ta fitoj këtë çmim”, përfundoi Kastrati. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...