AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rihanna flirton me DiCaprio gjatë ditëlindjes së saj

0 85

Rihanna ka festuar 27 – vjetorin e ditëlindjes të premten, ku përgjatë ceremonisë festive ka shfaqur interes të veçantë për Leonardo DiCaprion.

Këtë ditë speciale këngëtarja vendosi ta festojë në shtëpinë e famshme të Jim Goldstein në Los Angeles. Lista e të ftuarve në këtë ceremoni përbëhej nga: DiCaprio, Mick Jagger, Jim Carry, Bill Murray, Naomi Campbell dhe Paris Hilton.

Gjatë ceremonisë së organizuar kanë qarkulluar fjalë se ka patur flirt mes këgëtares së hitit “Stay” dhe yllit të filmit “Wolf of Wall Street”.

Ata përgjatë gjithë kohës kanë shkëmbyer vështrime joshëse me njëri – tjetrin madje dhe vallëzimi mes tyre ishte tejet magjik. /AlbaChat/

... (several lines of code) ...