AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Reagon Komuna e Mitrovicës, ja e vërteta e tenderit për “Furnizimi dhe montimi i kontejnerëve nëntokësor”

0 159

Ka reaguar Komuna e Mitrovicës në lidhje me shkrimet e medieve kosovare se nuk e respekton vendimin e OSHP-së dhe me këtë e dëmton buxhetin mbi 34 mijë euro.

Sipas Komunës kjo nuk është e vërtetë dhe se gjitha të dhënat e kërkuara do i merr deri të premten në mëngjes Elfije Boletini.

Ja reagimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:

Sot në portalin tuaj të çmuar, është botuar shkrimi me titullin “Komuna e Mitrovicës nuk respekton vendimin e OSHP-së, dëmton buxhetin mbi 34 mijë euro”, prandaj për hir të realitetit dhe informimit të drejtë të qytetarëve, po ua dërgojmë edhe reagimin e Drejtorisë së Prokurimit të Komunës, me komplet dosjen e tenderit për të cilin bëhet fjalë në shkrimin tuaj.

Mirëpo, e nderuara redaksi, më lejoni që më parë të them dy-tri fjalë për komunikimin e gazetares tuaj Elfije Boletini, me shefin e zyrës për informim të komunës.

Është e vërtetë se ajo para dy-tri ditësh ka kërkua përmes e-mail adresës dokumentacion lidhur tenderin që është temë trajtimi në shkrimin tuaj. Madje ajo ka komunikuar edhe përmes telefonit me shefin e zyrës për informim.

Për hir të së vërtetës, më duhet të them se ditën e parë nuk e kam parë kërkesën e zonjushës Boletini. Pastaj të hënën kam qenë i sëmurë dhe nuk kam mundur të angazhohem fare rreth kthimit të përgjigjeve.

Mirëpo, zonjusha në fjalë ka kontaktuar sot me nënkryetarin Safet Kamberi dhe ai i ka premtuar se të gjitha të dhënat e kërkuara do i merr deri të premten në mëngjes.

Fakti se zonja Boletini nuk ka pritur edhe pak orë për ta kompletuar shkrimin, tregon se ajo ka pas tjera qëllime, e jo të thoit të vërtetën.

Në të vërtetë zonjusha Boletini, si pjesëtare e strukturave të PDK-së në Mitrovicë (herën e fundit ishte kandidate për këshilltare të Kuvendit të Komunës nga PDK-ja), është duke ndjekur agjendën politike të kësaj partie, prej nga i merr dokumentet e ndryshme dhe pastaj bënë shkrime.

Ne nuk kemi asgjë kundër edhe nëse ajo merr dokumente të ndryshme që kanë të bëjnë me komunën, nga bashkëpartiakët e saj. Mirëpo, konsiderojmë se nuk është profesionale, etike, morale e as korrekte, një gazetar të ndjek agjenda politike të partive të ndryshme.

Kjo nuk është mirë as për portalin tuaj, i cili deri tash ka treguar profesionalizëm, pa anshmëri dhe ngjyrime partiake në shkrime. Të shpresojmë se kështu do vazhdoni të mbeteni.

Ne kërkojmë nga ju që të botoni reagimin tonë dhe ju premtojmë se do të jemi bashkëpunues edhe në të ardhmen.