AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rama: Jo kufij mes Kosovës dhe Shqipërisë

0 66

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, si dhe homologu i tij nga Kosova, Isa Mustafa, kanë përuruar sot pikën e përbashkët doganore në Vërmicë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Financave i Shqipërisë, Shkëlqim Cani, dhe drejtoresha e përgjithshme e Doganave Erisa Spiropali, e cila tha se do të shkurtohen ndjeshëm procedurat e kontrollit në kufi.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e cilësoi këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për të dy vendet. Ai tha se nga kjo marrëveshje nuk përfitojnë vetëm bizneset, por edhe qytetarët.

Ndërkaq, kryeministri Rama tha se marrëveshje njëson dy anët e kufirit dhe zhduk burokracitë që shkaktojnë vonesa në dogana.

“Dy anët e kufirit kanë nevojë për këtë pikë shërbimi, jo për tu vonuar po për ta pasur një pikë kalimi pa vonesa dhe kurrfarë pengese. Mjaftojnë vetëm pesë min për të kaluar”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se për të dy shtetet shqiptare do të ketë një zyrë të vetme kontrolli.

“Kufijtë janë pika bashkimi dhe jo ndarje, kjo ka qenë bindja jonë për bashkimin kombëtar dhe evropian me Kosovën”, tha Rama në fjalën e tij.

“Vite të tëra politike turbofolku nacionalist na kujtonin se hapësira mes së thënës dhe së bërës është një det i tërë. Ashtu siç mund të ketë pasur të tjerë që kjo ishte një retorikë e jona nacionaliste. Ja ku jemi sot në një nga ato ditë ku materializojmë një pjesë të të gjithë atij mozaiku që përcaktuam në mbledhjen e përbashkët mes qeverive tona në Prizren”, ka thënë Rama. /shekulli/

... (several lines of code) ...