AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Raiola: Messi qau para Guardiolës për shkak të Ibrahimovicit

0 134

Agjenti i njohur i shumë yjeve të futbollit, Mino Raiola, ka zbuluar disa sekrete në lidhje me kohën e klientit të tij, Zlatan Ibrahimovic, te Barcelona në një intervistë me të përditshmen spanjolle ‘Marca’.

Marca ka realizuar një intervistë të gjatë me Raiolan, por ne do t’ua sjellim atë kohë pas kohe në disa pjesë më interesante.

Marca: Çfarë ndodhi me Ibrahimovicin dhe Barcelonën?
Raiola: Vetëm ‘filozofi’ Guardiola e di. Si person, sjellja e tij ishte e tmerrshme, shokuese, ndërsa si trajner është i madh. Ai e ka kërkuar Zlatanin gjatë tërë vitit dhe e ka thirrur mbi dhjetë herë. Ai i tha se në Barcelonë do ta ndihmojë atë me çfarëdo që ai ka nevojë. Pastaj, krejt papritmas ai filloi të mos flasë me të”.

Marca: A pati kjo gjë lidhje me Leo Messin?
Raiola: Nuk e di, por më kujtohet Txiki Begiristain (ish-drejtori sportiv i Barcelonës) që më thirri në nëntor dhe më tha se dëshiron të bisedojë me mua. ‘Shiko, Messi është i shqetësuar, ai nuk është i lumtur. Ai nuk po shënon gola dhe Zlatan duhet t’i ndihmojë’. Ibra tha se nuk ka problem dhe u pajtua me këtë. Një muaj më vonë Txiki më tha se Guardiola do ta ndryshonte sistemin e lojës pa marrë parasysh a pajtohet Ibra. Unë i thash se nuk ka problem. Txiki pastaj më tha se është edhe një problem tjetër. ‘Messi ishte i shqetësuar dhe shkoi duke qarë te Guardiola dhe kërkoi nga ai që të luajë në qendër të sulmit, teksa Guardiola nuk dëshiron të luajë me dy sulmues’. Guardiola më nuk i foli Ibrahimovicit, as kur ai ishte i lënduar”.

Marca: E çfarë bëri pastaj Ibrahimovic?
Raiola: Ai ishte më profesional se kurrë dhe dëshiroi të nënshkruante me Real Madridin, por ata në Bernabeu nuk patën ‘tope’ dhe plan të qartë. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...