AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Pogba: Nuk largohem nga Juventusi

0 76

Paul Pogba ka siguruar fansat e Juventusit se ai nuk do të largohet nga skuadra.
Pogba është lidhur me një kalim te ish-klubi i tij Manchester United, si dhe me gjigantët tjerë si Manchester City, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por thotë se nuk është i joshur nga ta.

“Duke dëgjuar tifozët të brohorasin ‘Pogba nuk mund të shitet’, më bën krenar”, thotë Pogba, transmeton Telegrafi.

“Nuk rinovova [te Manchester United] dhe i thash jo [trajnerit Alex] Ferguson. Asnjë lojtar i ri nuk e ka bërë këtë, bëra revolucion”.

“[Max] Allegri dhe [Antonio] Conte kanë dy filozofi të ndryshme, nuk mund të them nëse njëra ndez më shumë se sa tjetra”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...