Osasuna – Real Madrid, ndeshje e veçantë për Sergio Ramos (Foto)
Sergio Ramos do të luajë ndeshjen e 500 në karrierë me Real Madridin
Ndaj Osasunës të shtunën mbrëma, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, do të luajë ndeshjen e 500 në karrierë me fanellën e Los Blancos, shkruan Gazeta Express.
Në 499 ndeshje deri më tani, 30 vjeçari ka arritur të realizojë 66 gola – shifra impresionuese për një mbrojtës, i cili ka fituar 13 tituj me Realin.
