AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Notuesi thyen rekordin duke notuar në Oqeanin e Antarktikut

0 108

Një notues ka mbetur në agoni dhe është dashur të bëjë një tush të ngrohtë 50-minutësh pasi notoi në Oqeanin e ftohtë të Antarktikut.

Lewis Pugh ka thyer rekordin e “notimit më jugor” në histori, duke notuar në ujëra me temperaturë -1.7 gradë celsius.

Ai nuk e ka pasur fare të lehtë, sidomos për faktin se ka pasur të veshur një palë brekë notimi të shkurtra.

“Ishte një not jashtëzakonisht i vështirë”, deklaroi Pugh.

“Kurrë nuk kam ndier dhimbje të tillë”, shtoi ai.

Qëllimi i tij ishte që të i bindte liderët botërorë që Detin Ross ta shpallin zonë të mbrojtur, pasi që është i rrezikuar nga peshkimi komercial.

“Tani, gjëja e vetme që më ngrohë është ideja se veprimet e mia do të mund t’i bindin liderët që së bashku ta mbrojnë këtë pjesë të mrekullueshme dhe të rëndësishme për botën”, theksoi notuesi. /AlbaChat/

... (several lines of code) ...