Noizy degjeneron Encën, çfarë bëri ajo që u përjashtua nga OTR (Foto)
Noizy duket se është nxehur keq me një nga pjesëtaret e grupit të tij dhe ia ka nxjerrë inatin përmes një statusi të shkruar në Instagram
. Ai shprehet se nuk e kupton mosmirënjohjen që ka kjo anëtare e grupit, e cila shprehet në intervista se arriti vetë të bëhej pjesë e kompanisë “Universal” dhe se e ndihmuan anëtarët e stafit të saj.
Se cili është këngëtarja që Noizy degjeneron keq në status dhe e përjashton publikisht nga grupi deri sa të japë intervistë të saktë, ai nuk e thotë asnjëherë emrin, por megjithatë, me sa dimë ne, deri më tani, vetëm Noizy dhe Enca ka mundur të nënshkruajë një kontratë me “Universal” e cila së fundmi ka dhënë një intervistë për Prive.al.
Statusi i plotë i Noizyt:
“Hajdutët kanë arsye që vjedhin. Ai që vret ka 1 arsye të fort që vendos të vrasë, gjithë ashtu edhe ai që gënjen ka arsyet e veta kuptohet, por të jesh mos mirënjohës se kuptoj. E kuptoj që ti do tu tregosh njerëzve me këmbëngulje që je self made, por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm, dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, këshuqë atë self made shko thuaja dikujt tjetër jo neve. Nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse do s’do ti, jemi grupi më i suksesshëm në shqiptari. Ishe a nuk ishe ti, asgjë nuk do të ndryshojë.
Ti dhe “stafi” keni hyrë në Universal me forcat e tua? Cili staf? Shoferi i makinës apo make up artisti!? Mos harro se as nuk të njihnin dhe u desh të bisedoja 30 min me ta për ty dhe që vendosëm të japim 1 shans dhe gjithë kjo bisedë është incizuar për prova.
Shko thirr gazetarët prapë dhe jep intervistë të saktë, pa rrena, se s’ke arsye. Deri atëherë je jashtë grupit OTR”
