AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Mustafa, pas kthimit nga Brukseli, i raporton Kuvendit

0 101

Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Munihut për Siguri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Bruksel.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa, do të takohet me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë – zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

“Takimi do të zhvillohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Për rezultatet e takimit, kryeministri Mustafa, pas kthimit në Kosovë, do të informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kryeministri Mustafa, gjatë qëndrimit në Bruksel po ashtu do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian si dhe të NATO-s.

Gjatë fundjavës, kryeministri Isa Mustafa ka qëndruar në Munih ku ka marrë pjesë në Konferencën e 51-të të Munihut për Siguri, gjatë të cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të shumë shteteve, duke përfshirë zëvendës presidentin e SHBA-ve, Joseph Biden, ndihmës sekretaren e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, ish-presidentin Martti Ahtisaari, kongresmenë amerikanë, deputetë të Bundestagut gjerman, si dhe shumë përfaqësues të lartë e personalitete të shquara ndërkombëtare. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...