AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Mustafa dhe Palmer flasin për demarkacionin dhe transformimin e FSK’së

0 94

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.

Në takim u bisedua rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e zi si dhe për transformimin e FSKA’s, në ushtri.

Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe përkushtimin e   Kosovës për avancimin e agjendës integruese dhe zhvillimore.

Palmer, po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Kosovën dhe për rajonin.

Gjatë takimit, po ashtu është biseduar për proceset në Kosovë si dhe bashkëpunimin e mëtejme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mustafa e njoftoi Palmer për progresin e shumanshëm në Kosovë, për zhvillim ekonomik, avancimin e proceseve euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetësisë e të subjektivitetit ndërkombëtar.

... (several lines of code) ...