AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Moska kundërshton zgjerimin e NATO-s pas paralajmërimeve për pranimin e Malit të Zi

0 83

Rusia ka qasje negative për vazhdimin e mundshëm të zgjerimit të NATO-s në Evropën Lindore, u tha gazetarëve Dmitry Peskov, sekretari i shtypit i Presidentit të Rusisë.

“Në çdo rast, në qoftë se tërhiqet një konkludim nga disa njoftime për shtyp dhe deklarata, qëndrimi i Federatës Ruse për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në Lindje është i njohur – ne jemi kundër”, tha Peskov, raporton Sputnjik.

Ai pranoi se nuk dëshiron që të komentojë raportimet e mediave, “në veçanti, meqë nuk kemi dëgjuar ndonjë fjalë nga Michael Flynn (këshilltar i presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare), në lidhje me këtë”.

“Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare”, tha sekretari i shtypit i presidentit rus.

Më parë në media u dha informacioni se administrata e Donald Trump është gati për të dhënë pëlqimin për pranimin e Malit të Zi në NATO dhe që Flynn do të rekomandojë te presidenti amerikan që të miratojë këtë vendim.

Në të kaluarën Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO por jo rrallë here kishte kërcënuar ish republikën jugosllave në mënyrë të hapur nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me NATO-n. Në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi pati përpjekje për një grusht shtet, ndërsa zyrtarët malazezë fajësuan Moskën se qëndron prapa komplotit.

... (several lines of code) ...