AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Mitrovicës i rriten të hyrat vetanake

0 87

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, drejtuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me pjesëmarrjen edhe të nënkryetarit, Safet Kamberi dhe nënkryetarit për komunitete, Eroll Zekerija, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, ndërkohë që me theks të veçantë është diskutuar për inkasimin e të hyrave vetjake.

Nënkryetari, Safet Kamberi, tha se duhet të kemi në fokus të hyrat vetjake dhe duhet të nxjerrim një plan mbi kursimin 2015, të cilat duhet të jenë në maksimum.

“Në Drejtorinë e Urbanizmit kemi trashëguar shumë borxhe nga kompanitë të cilat nuk i kanë kryer obligimet ndaj komunës, kështu që është mirë të bëhen përpjekje për inkasimin e atyre borxheve” tha Kamberi.

Drejtori i Drejtorisë së Financave, Nysret Maxhera, duke krahasuar të hyrat vetjake të muajit janar të këtij viti me ato të janarit të 2014, tha se ka rritje për 11.000 euro. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme.

Ai ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, që të punojnë në inkasimin e të hyrave vetjake dhe në anën tjetër të kursejnë shpenzimet.

Drejtori i Inspekcionit, Naim Hajra, duke u bazuar në gjobat e parealizuara, të shqiptuara nga inspekcioni, dhe në përgjigjen e dhënë nga gjykata se tashmë, ata nuk merren me këto punë, përderisa ka kompani përmbaruese, ka kërkuar angazhimin e një kompanie përmbaruese për kryerjen e kësaj pune, konform normave ligjore në kuadër të ofrimit të shërbimeve, përmes së cilave do të vjelin të hyra vetanake./AlbaChat/

... (several lines of code) ...