AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

MISIONI I OSBE-SË ORGANIZON KONFERENCË PËR SIGURINË E GAZETARËVE

0 78

Misioni i OSBE-së në Kosovë nesër do të jetë nikoqir i një konference me temë sigurinë e gazetarëve, me pjesëmarrës nga Evropa juglindore.

Përfaqësues të shoqatave të gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile do të vlerësojnë progresin e arritur në hetimin e rasteve të gazetarëve të vrarë e të zhdukur, kërcënimet ndaj gazetareve femra që raportojnë online dhe nismat rajonale për mbrojtje të gazetarëve.

Përveç kësaj, gjatë konferencës do të lansohet edhe një fushatë për sigurinë e gazetarëve.

Konkluzionet dhe rekomandimet do të ndahen me palët e interesit si dhe do të prezantohen në një konferencë të nivelit të lartë me temë Lirinë e Medias në Ballkanin Perëndimor, që mbahet me 27 shkurt 2017 në Vjenë.

Shefi i Misionit të OSBE-së Jan Braathu do të mbajë fjalim hyrës, si dhe Presidenti Hashim Thaçi, Ambasadori Austriak Gernot Pfandler, Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova, dhe Shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou.

Ftohen përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në ngjarje të martën me 14 shkurt 2017, në hotel Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30.

... (several lines of code) ...