AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Mike Tyson flet ashpër pas “duelit të shekullit”

0 113

Legjenda e boksit botëror, Mike Tyson, ka kritikuar ashpër nivelin e boksit të zhvilluar në atë që është konsideruar “dueli i shekullit” mes Floyd Mayëeather dhe Manny Pacquiao.

Floyd Mayweather arriti që të fitonte me pikë pas një perforamnce tejet defanzive, ku dominoi kryesisht filipinasi duke kënaqur publikun në sallë dhe anë e mbanë botës.

E duarkryq nuk ka mbetur Mike Tyson. Kampioni i shumëfisht i botës në kategorinë e rëndë e ka cilësuar duelin si zhgënjyes, kështu duke thumbuar amerikanin Floyd Mayweather.

“Kemi pritur pesë vjet për këtë duel. Zhgënjyes”, ka shkruar Tyson në Twitter.

Mike Tyson para duelit parashikoi fitore të Pacquiaos, teksa e quajti boksierin amerikan Mayweather të një niveli shumë të dobët e as që nuk është i krahasueshëm me Muhamed Aliun e legjendat tjera të këtij sporti.

... (several lines of code) ...