AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Microsoft me aplikacionet e Apple dhe Android në Windows10

0 92

Microsoft ka shkuar edhe më tej me strategjinë e saj për krijimin e një multi-platforme, duke thënë se kompania do të mundësojë që edhe aplikacionet e krijuara për Apple iOS dhe Google Android të punojnë në Windows 10, ndërsa më pas ka njoftuar se edhe vegla e re Visual Studio për editimin e kodit do të punojë në Windows, Linux dhe Mac .

Gjatë konferencës së zhvilluesve Build 2015, ekzekutivët e Microsoft kanë sqaruar se do tu mundësojë zhvilluesve të krijojnë përvojë përdorimi të mirë mbi platformën e saj.

“Ne duam që njerëzit të kalojnë nga nevoja për Windows tek zgjedhja e Windows dhe pëlqimi i Windows,” tha drejtori i kompanisë, Satya Nadella.

Kjo do të thotë jo vetëm krijimin e mundësive të reja me ekosistemin e Windows10, i cili do të lejojë zhvilluesit të punojnë nga çdo pajisje mobile e deri tek super-kompjuterët me një platformë universale, por edhe ri-përdorimin e kodit ekzistues. (AlbaChat)

... (several lines of code) ...