AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Mediat kroate: Çfarë po ndodhë në Kosovë !?

0 75

Mediat në Kroaci janë përplot artikuj me largimin e kosovarëve drejt vendeve evroperëndimore, ku prinë Gjermania. Në një ndër artikujt e botuar në mediat kroate me titull “Što se događa na Kosovu?” (Çfarë po ndodhë në Kosovë?), ndër të tjera shkruan se Kosova gjatë dy muajve të fundit ka humbur rreth 50.000 njerëz, shumica e të cilëve kanë marrë rrugën drejtë Gjermanisë, në kërkim për jetë më të mirë.

Fluksi i të ikurve nuk përbëhet vetë nga rinia dhe familjeve në moshë, por ka edhe fëmijë.

“Kjo është katastrofë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Jemi në cep”, është shprehur Nysret Ismaili, arsimtar në fshatin Llugë, që ndodhet nja njëzet kilometra larg Prishtinës. Edhe vetë Ministria e arsimit të Kosovës e ka pohuar se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar-2014, nga Kosova kanë ikur 5.200 nxënës.

Nga fundi i nëntorit të vitit 2014, vlerësohet se 50.000 kosovar e kanë braktisur Kosovën e cila numëron 1.8 milion banor dhe kryesisht janë orientuar drejtë Gjermanisë, ku supozohet se është diaspora e fuqishme shqiptare që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.

Si vendi më i ri i Europës, Kosova ka realizuar pavarësinë nga Serbia më vitin 2008, pas vendimit të ish kryeministrit britanik Tony Blair dhe ish presidentit amerikan Bill Clinton, që të bombardojnë Serbinë për ta detyruar që të tërhiqet në vitin 1999.

Kosova është një nga shtetet më të varfra të Evropës ku të ardhurat vjetore për kokë banori “per capita” arrijnë rreth 25.000 kuna (afro 4.000 euro). Punë në shumë degë shoqërore pothuajse nuk ka dhe papunësia është shkallë prej 45%, ndërsa papunësia e e rin isë nën 24 vjet është 60%, transmeton INA.

Në këtë vend, ku sipas të gjitha gjasave prodhimi më i madh i eksportit është pop këngëtarja Rita Ora, thirrja e perëndimit është shumë e fuqishme, që flet edhe vetë fakti se kërkesat për azil në Gjermani janë rritur 572% vetëm gjatë muajit janar të vitit 2015.

Hashim Thaçi, ministri kosovar i punëve të jashtme dhe zëvendëskryeministër ka theksuar se migrimi i kosovarëve është rezultat i “zërave të rrejshëm” për ate se Gjermania do ta zbusë qëndrimin e vet politik për azilkërkuesit. Këtë mit sipas tyre, e “shesin” tregtarët me njerëz, duke iu thënë në Kosovë se fortesa evropiane – Gjermania – përgatitet që tua hapë dyert.

Kësaj histerie u kontribuojnë edhe mediat në Kosovë, duke shtuar vaj në zjarr teorisë se tani është momenti për të shkuar jashtë shtetit.

Gjermania e cila përndryshe është atdheu i dytë i gjysmës së kosovarëve që jetojnë jashtë Kosovës, refuzon 99.7% të kërkesave të tyre për azil. Kosova konsiderohet vend stabil dhe mjaft i sigurt, vend me reputacion, që është zakonisht proces shumë i shpejtë.

Gjermania ka hapur katër qendra për përpunimin dhe shqyrtimin e kërkesave për azil nga Kosova, ndërsa javën e kaluar kanë dërguar edhe përforcime kufitare Hungarisë lidhur me këtë çështje, sepse atje ndodhen 20.000 kosovarë, që janë ndaluar përderisa nuk u definohet statusi.

... (several lines of code) ...