AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Me migrimet nga Vushtrria ra edhe numri i hajnive në këtë qytezë!?

0 112

Hajnitë më rrallë po shfaqen në Vushtrri. Për rënien e konsiderueshme të vjedhjeve nëpër shtëpi, ka opinione të ndryshme.

Policia, natyrisht, po e merr lavdin për vete. Muhamet Alidema, kapiten policie, thotë se në këtë rënie ka ndikuar puna e madhe e policëve. Por, qytetarët nuk e përmendin punën e tyre. Dikush madje thotë se kjo ka lidhje me fluksin e migrimit.

“Paskan dalë hajnat jashtë”, thotë një qytetar.

“Po ikin se nuk po kanë çka me vjedhë”, thotë tjetri.

E, një vushtrrias mendon se këta hajna që kanë ikur, do t’ju shkaktojnë dëme shumë të tjerëve që migruan.

“Ata dalin të parët, e pasojat i han ai i miri, i drejti”, thotë ai.

Sipas shifrave zyrtare, vjedhjet në Vushtrri në dy muajt e fundit kanë rënë për rreth 20 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë para një viti. /Klan Kosova/

... (several lines of code) ...