AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Marina ndahet nga Getoari?

0 57

Ata janë një ndër çiftet më të përfolur të shoubizit shqiptar edhe pse përgjithësisht kanë preferuar ta mbajnë sekrete dhe intime lidhjen e tyre.

Marina Vjollca dhe Getoar  Selimi shijuan për një kohë relativisht të gjatë marrëdhënien e tyre, e madje dolën edhe fjalë që kishin në plan të martoheshin, por me sa duket, këto plane u shkatërruan.

Sipas thashethemeve të fundit që po qarkullojnë, çifti është në një periudhë krize dhe jo vetëm që nuk do të ketë martesë sëshpejti, por ka gjasa që të dy të ndahen.

Siç shkruan Magazina.al, bazuar në burime të afërta të çiftit, lidhja e Getit dhe Marinës është në krizë dhe çifti thuajse gati i kanë ndarë rrugët. Dyshimet për një krizë i shton edhe fakti që kohë më parë ata publikonin fotografi bashkë nga pushimet, por tani u bë një kohë e gjatë që ata nuk shfaqen më bashkë në rrjetet nsociale.

Postimi i fundit i Marinës në Instagramin e saj, ku shfaqet bashkë me Getin është rreth 14 javë më parë, ndërsa ai ka hedhur një fotografi me atë që e quajnë “my beautiful ëife” rreth 4 javë më parë.

Çifti ende nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, por ndoshta ka diçka të vërtetë në të gjithë këtë vorbull fjalësh.

... (several lines of code) ...