AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Luftë e Ftohtë në mes të Britanisë dhe Rusisë: Ja forca ushtarake e dy vendeve (Foto)

0 93

Eprorë ushtarakë të Britanisë së Madhe, kanë filluar të alarmojnë për mundësinë e përfshirjes së këtij shteti në një “Luftë të re të Ftohtë me Rusinë”, pasi Vladimir Putin ka kërcënuar të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë presion ndaj shtetit të tij.

Mes tensioneve në rritje mbi Ukrainën, Putin tha se “askush nuk duhet të ketë ndonjë iluzion që të krijojë ndonjë superioritet ushtarak mbi Rusinë, apo të aplikojë ndonjë lloj presioni mbi të”.

Duke shtuar se forcat e tij gjithmonë do të jenë të gatshme për një ‘përgjigje adekuate’, ai u zotua për të rritje të buxhetit të dedikuar për modernizim ushtarak, me prodhimin qindra e aeroplanëve të ri luftarak, raketave dhe armëve të tjera.

Këto komente të presidentit rus, ka ngjallur shqetësim për ripërtrirjen e kapaciteteve ushtarake të Britanisë së Madhe, në rast të një konflikti me Rusinë.

00---forca

Komandanti i lartë ushtarak i Britanisë në NATO foli për një “epokë të konkurrencës të vazhdueshme me Rusinë”.

Medium britanik “Daily Mail”, sjell dallimet ushtarake në mes të Rusisë dhe Britanisë së Madhe të cilat janë dukshëm në favor të të parës. Por kjo, normalisht pa futur forcën e përgjithshme të shteteve anëtare të NATO-s, transmeton lajmi.net.

... (several lines of code) ...