AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Luan Krasniqi tash edhe aktor (Foto)

0 126

Boksieri i famshëm shqiptar Luan Krasniqi ka vendosur ta sprovojë veten edhe në art, më saktësisht në aktrim.

Njëri prej sportistëve më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohërave do të jetë pjesë e një seriali që do të emetohet në kanalin ZDF, raporton Telegrafi.

Luani luan rolin e Walter Beierle, një pronari të një shtëpie të veturave luksoze, në këtë episod të serialit të titulluar “Benzin in Blut”.

Episodi ku luan Krasniqi do të transmetohet këtë të enjte, 12 shkurt, me fillim nga ora 16.05. /Telegrafi/

“Më 12 shkurt, transmetohet seriali (në ZDF) ku në rolin e artistit, paraqitem edhe unë
Në vazhdimësi, miqt e mi, interesohen se kur do të kenë rastin të më shohin në rolin e artistit. Nga Qendra Televizive ZDF, kuptoj se episodi “Benzin in Blut” (Benzina në gjak) i serialit që ndiqet me interesim-SOKO Stuttgart, ku unë, si debutant në artin filmik, jam angazhuar në rolin e një pronari të Shtëpisë së veturave luksoze të quajtur Walter Beierle e që trajton vdekjen e ish vozitësit të Formulës-1- Steve McKinnon, do të transmetohet më 12 shkurt, në orën 18:05.
Në ju, miq të mi, pasi ta ndiqni këtë episodë të 136, mbetet të vlerësoni se sa kam qenë në nivelin e detyrës së artistit!”,
ka shkruar Luani në Facebook.

10506989_984035804957180_4076601930533982388_o

... (several lines of code) ...