AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

LG do t’i prodhojë ekranet e orës së Apple

0 87

LG posa e ka prezantuar modelin e ri të orës së mençur, LG Watch Urbane, e cila vjen me ekranin P-OLED, ndërsa tani duket se kompania ekrane të ngjashme do të prodhojë për rivalin Apple, e cila pritet që së shpejti ta prezantojë orën e saj të parë të quajtur Watch.

Sipas një raporti të ri nga LG thuhet se kompania do ta furnizojë kompaninë Apple me ekrane Plastic OLED për Apple Watch.
Apple Watch thuhet se do të lansohet diku kah muaji prill në tri modele të ndryshme, Apple Watch Sport që do të shitet për 439 dollarë, Watch Edition një model i artë dhe i avancuar i orës që mund të kushtojë deri në 5,000 dollarë dhe variantin standard Apple Watch që do të kushtojë rreth 500.

Ora e mençur e Apple pritet të jetë një pajisje shumë e famshme e Apple. (Telegrafi)[AlbaChat]

... (several lines of code) ...