AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Lampard vazhdon qëndrimin te City

0 78

Mesfushori Frank Lampard duket se do të vazhdojë qëndrimin në Etihad Stadium
Ish futbollisti i Chelseat në janar duhet të shkoj tek skuadra e tij amerikane, New York City, por sipas mediave britanike, 36 vjeçari mund të qëndrojë tek kampionët e Anglisë të paktën deri në mesin e muajit shkurt.

Lampard luan tek ‘qytetarët’ në formë huazimi, dhe ai në këtë sezon të garave, ka treguar performancë mjaft të mirë duke qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm tek skuadra e Manuel Pellegrinit.

Qëndrimi i veteranit anglez do të ishte një zëvendësues potencial i Yaya Toure, i cili do t’i bashkohet Bregut të Fildishtë në Kupën afrikane të kombeve.

... (several lines of code) ...