AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Ky është njeriu që vendosi të mos ikte – në momentin e fundit i ra “pishman”!

0 113

Nga frustrimi i gjendjes aktuale ekonomike dhe nga papunësia, një pjesë e konsiderueshme e banorëve kanë marrë rrugën për në shtetet e Evropës.

Si rrugë për të ikur, shumica prej tyre, kanë zgjedh kufirin hungarez. Megjithatë, ka nga të cilët, ndonëse fillimisht e kishin bindur vetën se duhet ikur nga Kosova, në momentin e fundit, i kanë rënë “pishman”.

Ndër të tillët është edhe familja pesë anëtarëshe nga fshati Shupkovc nga Mitrovica.

Sipas kryefamiljarit M.S. ata fillimisht kishin përgatitur të gjitha gjërat për të ikur. Por ndërkohë, ata duke analizuar situatën, përkatësisht vështirësitë që mund tu paraqiten gjatë udhëtimit, por edhe në vendin destinacion, kanë vendosur që të qëndrojnë në Kosovë.

Ata madje, babai, gruaja e tij dhe katër fëmijët i kishin blerë edhe biletat për udhëtimin e tyre.

“Më shumë kisha frikë për të ardhmen e fëmijëve të mi – nëse ata do të humbnin me mësime. Gjithashtu mendoja edhe rreth asaj nëse ata do të mund edhe të asimiloheshin”, ka thënë ai për Telegrafin.

I pyetur nga Telegrafi se si e mendon perspektiven për fëmijët e vetë, ai shton se “ka shpresë se megjithatë një ditë edhe në Kosovë do të bëhet më mirë”. /Telegrafi/AlbaChat/

... (several lines of code) ...