AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Kreu është larg një pikë (Video)

0 84

Barcelona ishte më e fortë se Athletic Bilbao në takimin goleadë në San Mames Barria, ku Blaugranët fituan me rezultat 5-2.
Rezultati u zhbllokua me një gjuajtje të lirë të ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore nga Lionel Messi (15’).

Argjentinasi në golin e dytë erdhi si asistues, ndërsa realizues ishte Luis Suarez (26’) dhe me epërsi prej dy golash përfundoi pjesa e parë.

Pas një ore lojë, Mikel Rico shënoi për vendasit (60’), por shumë shpejt Oscar de Marcos u ndihmoi katalunasve ta shënonin golin e tretë (62’).

Neymar e bëri 4-1 për mysafirët dhe ishte sërish Leo Messi kreatori i golit (64’).

Aritz Aduriz e shtoi numrin e golave në këtë takim (67’), kurse i inkuadruari në vend të Suarez, pas pak minutash lojë u regjistrua në listën e golashënuesve (86’) për ta vendosur rezultatin përfundimtar.

Fitorja e Barcelonës e bën më të nxehtë se kurrë garën për titull, pasi diferenca me Real Madridin është vetëm një pikë. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...