AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Kosovë: VESELI KOSOVA KA NJË RINI TË EDUKUAR DHE TË GATSHME PËR TREGUN E PUNËS

0 117

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar, të kryesuar nga deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera që parlamentet e të dyja vendeve kultivojnë midis tyre dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Veseli e ka falënderuar Britaninë e Madhe për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovën që nga çlirimi, si dhe në fazën e shtet ndërtimit. Veseli tha se këto marrëdhënie nuk do të ndryshojnë pavarësisht se tani Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian. Përkundrazi, kryetari Veseli theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe vetëm sa do të thellohet edhe më shumë.

Deputetët e Britanisë së Madhe janë interesuar të informohen për mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe formën e integrimit të pakicave në institucione.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimin ekonomik e në veçanti për resurset humane që i ka Kosova për tregun e jashtëm.

Veseli i ka siguruar anëtarët e Parlamentit Britanik se pavarësisht sfidave të arsimit, Kosova ka një rini të edukuar dhe të gatshme për tregun e punës, si në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe për punë jashtë Kosovës.

... (several lines of code) ...