Kosovë: KALON REZOLUTA PËR USHTRINË
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për dhe asnjë kundër, ka kaluar projekt-rezoluta për transformimin e FSK-së në FAK, në të cilën thuhet se Qeveria e Kosovës autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë në Kuvend për miratim strategjinë për transformimin e FSK në FAK.
Kurse, në pikët tjetër të kësaj rezolute thuhet se duke shprehur përkushtimin në anëtarsimin në NATO, Kuvnedi i Kosovës, Qeveria dhe institucionet tjera të bashkërendojnë angazhimin, bashkë me NATO në Amerikën për zhvillimin për e kapaciteteve komfor mandatit të ri të FAK.
Teksti i plotë i rezolutës
Kuvendi i Kosovës, në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 52 pika 2 e rregullores së Kuvendit, Daut Haradinaj, Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, Grupi Parlamentar i LVV-së, Grupi Parlamentar i AAK-së, Grupi Parlamentar NISMA dhe Grupi Parlamentar 6+. Pas debatit të zhvilluar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës në seancën plenare të mbajtur më 14.02.2017, propozon për miratim këtë:
PROJEKT-REZOLUTË
Për Forcën e Sigurisë së Kosovës
1. Qeveria e Kosovës autorizohet që sa ma parë, të koordinojnë dhe ta procedojë në Kuvend për miratim, strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës;
2. Duke shprehur solemnisht përkushtimin e pa alternativë për integrim në Organizatën e Paktit Veri-Atlantik (NATO), Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë institucionalë të bashkërendojnë angazhimet për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve operacionale konform mandatit të ri të Forcave të Armatosura të Kosovës.