AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Konfirmon lojtari, Lila në Koln

0 67

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, mund të transferohet në Bundesligën gjermane gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lojtari kavajas që aktivizohet prej tri sezonesh e gjysmë në Greqi me PAS Janinën, ka pranuar dje se është në bisedime më Kplnin, skuadrën ku bën pjesë edhe mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Mërgim Mavraj. Burime të panorama sport pranë lojtarit konfirmojnë se gjatë paradites së djeshme, Lila ka pasur një takim me menaxherë të klubit në fjalë.

Ka gjasa që kjo përpjekje të zyrtarizohet në ditët në vijim, teksa i pyetur dje, vetë Lila, rreth zërave që qarkullojnë për kalimin e mundshëm te Kolni, nuk e ka mohuar një gjë të tillë. “Gjithçka është në kuadrin e bisedimeve, ende nuk ka asgjë zyrtare”, deklaroi shkurtimisht 28- vjeçari. Ndërkohë, takimi që Lila ka pasur dje me agjent të klubit gjerman, ka qenë pikërisht shkaku që e ka vonuar të jetë i pranishëm në një ceremoni të zhvilluar në Gramsh, ku bashkia e këtij qyteti e kishte përzgjedhur për ta dekoruar me titullin “Qytetar Nderi”.

... (several lines of code) ...