AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Kick-boks: Maliqi nokauton Hasanagiqin në minutën e parë

0 106

Yll Maliqi, kick-boksieri nga Kosova, “ia ka mbyllur gojën” boshnjakut Almedin Hasanagiq, duke e nokaboutuar në minutën e parë

Meçi i zhvilluar me datën 7 shkurt 2015, ku Ylli përfaqësoi Republikën e Kosovës, ishte pjesë e garave ndërkombëtare të kickbox-it të organizuara në Cyrih të Zvicrës, përkatësisht në garën “Fight Night Of Thai & Kickboxing”.

Ndeshja cilësohet si më e rëndësishmja nga meçet me përfaqësues të huaj, dhe se bënë pjesë në rregullat e K1-shit, në Kategorinë Gjysmë të Rëndë, Klasa “A” Profesional. Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe në karrierën e kick-boxierit kosovar, pasi që ishte parakualifikuese për luftën për Titullin Profesional Botëror të Kickboxit në versionin WKU (World Kickboxing and Karate Union).

“Përballja ime ka qenë shumë i mirëpritur pasi që përballë kam pasur kundërshtarin Almedin Hasanagic i cili aktual është Kampion Botëror në versionin profesional WKU dhe atij amator ne WKA, i cili për shkak se ka mposhtur shumë shqiptarë gjatë karrierës së tij, ka bërë deklarata të forta në media kundrejt meje se si do të më mposhtë”, ka thënë Maliqi, raporton Koha.net.

“Në anën tjetër personalisht nuk kam pranuar të “luftoj” me të nëpërmjet deklaratave në media por në ring, ashtu në mënyrën time, mënyrë spektakulare dhe agresive, ku në minutën e parë të raundit të parë pas disa goditjeve të forta në këmben e majtë, arrita që t’ia lëndoj me krisje/thyerje dhe kështu ta fitoj meçin, ku i njëjti nuk mundi të shkelte tutje me këmben e tij dhe as të vazhdoj meçin”.

“Kështu meçi im i 19-të në sportin profesional rezultoi me fitoren e 10 me KO, dhe përkushtimi apo synimi im i radhës është që, meçi i 20-të, të rezultojë me fitore të titullit botëror profesionist në versionin WKU”, ka theksuar ai më tej.

Maliqi për këtë fitore ka falënderuar familjen, trajnerin Gasper Kaçinari, ndihmës trajnerët Bashkim Berisha, Wellnes Stefan si dhe Mehdi Pestisha, trajnerin e suksesshëm shqiptar të Gjermanisë, i cili thotë se është përkujdesur për realizimin e këtij meçi dhe bashkëpunimit me organizatorët dhe menaxherët Skender Shahinaj dhe Mentor Morina.

Në muajt në vazhdim, Maliqi thotë se do t’i vazhdojë ushtrimet parapërgatitore për titullin botëror të cilat do t’i mbajë në Zvicër, Kosovë, Gjermani dhe Holandë. /Telegrafi/AlbaChat/

... (several lines of code) ...