AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Jolie kritikon KS të OKB-së: Shkoni vizitoni refugjatët sirianë se ata nuk mund të vijnë këtu!

0 84

Aktorja amerikane dhe Ambasadorja e posaçme e UNHCR-së, Angelina Jolie, u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së OKB-së që të reagojnë për t’i dhënë fund krizës në Siri.

Në fjalimin që mbajti në Këshillin e Sigurisë, në mbledhjen e organizuar në lidhje me situatën njerëzore në Siri, Jolie ka thënë se i ka vizituar 11 herë kampet në Irak, Jordani, Liban, Turqi dhe Maltë.

“Sikur disa prej sirianëve që kam vizituar atje të ishin këtu. Po të ishte këtu gruaja që kam takuar në kampin në Irak, do t’ju tregonte juve se çfarë ndjenje është arratisja e personave të armatosur dhe përdorimi i saj si një skllave seksi”, ka deklaruar aktorja.

Siç transmeton Kosovapress, Jolie dha shembuj nga lufta e sirianëve me urinë dhe nga humbja e të afërmve në luftë. “Afërsisht katër milionë refugjatë sirianë janë kurbane të një lufte, palë e së cilës nuk janë. Përveç kësaj edhe damkosen, nuk duhen dhe shihen si një peshë”.

Ajo theksoi se detyra e OKB-së është të pengojë konfliktet, të gjejë zgjidhje politike dhe të shpëtojë njerëzit dhe se kjo nuk ka arritur sukses në Siri, dhe theksoi se meqëse Këshilli i Sigurimit i OKB nuk e ka plotësuar përgjegjësinë e tij, situata në këtë shtet po vijon sa më keq.

“Përse ne, populli i Sirisë nuk ia vlejmë të shpëtohemi?”, citoi Angelina fjalët e sirianëve nga vizita e saj në muajin shkurt. Sipas saj, arsyeja e pasivitetit të shoqërisë ndërkombëtare nuk është mungesa e informacionit por mangësia e vullnetit politik.

Angelina Jolie bëri tri kërkesa ndaj KS të OKB-së – të krijohet një unitet për zgjidhje, pranimi i refugjatëve nga të gjithë shtetet dhe sigurimi i ndihmës për ta, si dhe mosmbetja pa dënim i krimeve të luftës në veçanti të krimeve seksuale.

Aktorja u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurisë që të vizitojnë refugjatët: “Refugjatët e Sirisë nuk kanë mundësi të vijnë e të tregojnë shqetësimet e tyre duke ardhur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ju lutem ju hajdeni atje dhe shihini nga afër ata që përjetohen”.

39-vjeçarja tërhoqi vëmendjen mbi mospranimin e refugjatëve nga shtetet e Evropës dhe qindra njerëzve që humbin jetën në Mesdhe. “Të sodisësh që në hyrje të kontinentit më të pasur të botës, mbyten mijëra refugjatë, është shumë e dhimbshme. Askush nuk e hedh veten dhe fëmijët e tij në rrezik pa qenë vërtet në një gjendje të pashpresë”. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...