AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Jo në Spanjë, por në Kumanovë: Një dem, pas “turneut” nëpër autostradë, futet në supermarket! (Foto)

0 116

Një dem i tërbuar ka shkaktuar kaos në një pompë të karburantit në Kumanovë. Demi në mënyrë të pa kontrolluar ka vrapuar nëpër autostradën Shkup-Kumanovë, teksa disa persona vraponin pas tij për ta kapur.
Demi pasi përshkoi një distancë në autostradë është futur në një super-marketin e pompës së benzinës “Lukoil”, duke i tmerruar qytetarët.

Pasi hyri në supermarket dhe rrëzoi disa rafte, pas ndërhyrjes së stafit, demi u fut në banjo dhe atje u mbyll.

U thirr shërbimi veterinar, të cilët me tre injeksione demi u vu në gjumë, dhe me kamion u kthye tek pronari. /TetovaSot/

... (several lines of code) ...