AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Investimet e huaja ranë për 110 milionë euro

0 93

Investimet e Huaja Direkte në vend gjatë vitit që lamë pas kanë regjistruar një ulje rekorde në raport me vitet paraprake.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet qartë se Investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë në periudhën janar-qershor 2014 shënuan vlerën prej 38.9 milionë eurosh, që është për 110.1 milionë euro më ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Gjithashtu, edhe investimet e rezidentëve të Kosovës në vende të tjera ishin dukshëm më të ulëta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe arritën vlerën prej 1.5 milionë eurosh.

Sipas të dhënave të BQK-së shihet qartë se investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive. /Zëri/AlbaaChat/